icon

Gjinia, Paqja dhe Siguria

Rreth Programit

Programi Gjinia dhe Siguria është zhvilluar për të mbështetur progresin e Kosovës në arritjen e objektivave të përcaktuara në agjendën e Gruas, Paqes dhe Sigurisë. Në përputhje me Rezolutën 1325, Programi Gjinia dhe Siguria i QKSS-së synon të mbështesë institucionet e sigurisë publike në Kosovë në krijimin e politikave të përgjegjshme gjinore të brendshme dhe të jashtme. Ndër të tjera, programi synon të sigurojë pjesëmarrje të barabartë gjinore në institucionet kryesore të sigurisë së Kosovës si Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policia e Kosovës (PK). Për më tepër, ai synon të konsolidojë një gjerësi të hulumtimit që identifikon sfidat kryesore që lidhen me reformën e sigurisë në aspektin gjinor në Kosovë. Përmes ofrimit të analizave gjinore për zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë, programi i QKSS-së për e gjinisë dhe sigurisë synon të promovojë reformën e brendshme në përputhje me parimet e barazisë gjinore të vendit të përcaktuara në Ligjin për Barazi Gjinore. Programi do të zhvillohet më tej përmes:

  • Avokimit qendror dhe lokal për të identifikuar sfidat kryesore që lidhen me pjesëmarrjen e grave në sektorin e sigurisë;
  • Monitorimit fillestar, i mesëm dhe i fundit i rekrutimit brenda institucioneve të sigurisë publike në Kosovë;
  • Analizave gjinore në përputhje me objektivat e WPS të Kosovës;