6/05/2022
Në kuadër të projektit Gratë dhe Siguria, QKSS më datë 27 prill 2022, mbajti takimin e rradhës me komunitetin e grave dhe me përfaqësues institucional në Komunën e Podujevës.
Komuna e Podujevës është njëra prej komunave që ka numër të madh të rasteve të dhunës familjare, u konstatua në takimin e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) me komunitetin e grave dhe institucionet lokale në Podujevë.
Gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, në Podujevë ka pasur rritje të dukshme të rasteve të dhunës familjare sipas përfaqësuesve të Policisë së Kosovës dhe Komunës së Podujevës. Sipas përfaqesuse së Policisë, togere znj. Antigona Qitaku – Shefe e Opertaivës potencoi rritjen e madhe të numrit të të mbijetuarave të dhunës përgjatë periudhës së izolimit në vitin 2020, dhe që ka vazhduar edhe në vitet në vijim. Policia si institucioni kryesor ku raportohen rastet e dhunës në familje e konsideruan si shqetësuese rritjen e rasteve, ndonëse theksuan se raportimi i rasteve dëshmon se gratë në rajonin e Podujeës janë emancipuar për të mos fshehur raste të tilla kur ato ndodhin, si dhe është tregues se qytetarët besojnë në punën e Policisë së Kosovës në trajtimin e rasteve të dhunës familjare, gjegjësisht dhunën ndaj grave por i besojnë edhe mekanizmit kundër dhunës në familje qe funksionon në kuadër të komunës së Podujvës e që përbëhet prej zyrtareve të për barazi gjinore të komunës, përfaqësusve të policisë, gjykatave, prokurorisë, qendra për punë sociale, zyra për ndihme juridike, ojq dhe mekanzima të tjerë.
Më tutje në takim u diskutua edhe për shkaktarët kryesorë të dhunës familjare ku theksuan mentalitetin patriarkal në Kosovë dhe mospranimin nga ana e burrave se gratë duhet të gëzojnë pavarësi financiare e në sfera të tjera sa i përket emancipimit të tyre në shoqëri, por u theksua dhe që familjet e grave nuk janë shumë mbështetse për gratë e dhunuara nuk i pranojnë nëse ndahen nga burrat edhe nuk i japin hisen qe ju takon me ligj që ato të mos të jenë të varura nga burrat e tyre. Nga ana tjetër, përfaqësues të zyrës për ndihme juridike treguan që 1 vit vetëm një rast ka ndodh kur gruaja e dhunuar nga burri ka kërkuar që të ndahet pasuria mes saj e burrit kur kanë filluar procedurat e ndarjes, dhe kjo është shqetesuse sepse mungon vetëdija që edhe gruja ka drejt të marrë pasurinë e saj. Drejtuesit e Komunës së Podujevës deklaruan se dhuna kundër grave nis kur gratë fillojnë të kërkojnë të drejtat e tyre që u takojnë me qëllim të emancipimit në shoqëri.
QKSS, përmes këtij projekti, do të organizojë takime të tilla në të gjitha komunat e Kosovës për të senzibilizuar dhe ngritur vetëdijen kundër dhunës ndaj grave në Kosovë dhe integrimin sa më të madh të vajzave e grave në shoqërinë kosovare.
Ky aktivitet përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.