18/12/2024
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mori pjesë në një punëtori njëditore të organizuar nga Qendra Rajonale e Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë, e cila kishte në fokus avancimin e pjesëmarrjes së grave në strukturat ushtarake dhe sektorin e mbrojtjes.
Gjatë punëtorisë, Adelina Hasani, hulumtuese e lartë në QKSS, ishte pjesë e panelit "Thyerja e barrierave: Rritja e pjesëmarrjes dhe rolit të grave në ushtri". Ajo prezantoi gjetjet kryesore të hulumtimit të QKSS-së, i cili analizon integrimin e perspektivës gjinore në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ofron rekomandime për rritjen e përfaqësimit dhe integrimit gjinor brenda FSK-së. Gjetjet dhe rekomandimet e këtij hulumtimi mund t’i gjeni në linkun në vijim: https://qkss.org/al/publikimet/integrimi-gjinor-ne-forcen-e-sigurise-se-kosoves
Përveç kësaj, QKSS mori pjesë aktive në grupet punuese të punëtorisë, duke përfshirë temat:
Adelina Hasani gjithashtu moderoi grupin punues "Strategjitë e rekrutimit: Si të kemi më shumë gra në ushtri".