23/06/2023
Një takim i frytshëm mbi Gjininë, Paqen dhe Sigurinë u organizua me sukses në partneritet me QKSS dhe Komunën e Kaçanikut. Objektivi parësor i takimit ishte promovimi i barazisë gjinore dhe adresimi i sfidave të sigurisë me të cilat përballen gratë në këtë komunë.

Takimi mblodhi së bashku akterë të ndryshëm, duke përfshirë përfaqësues nga komuna, drejtorë komunalë, aktivistë të rinj, gra nga komuniteti dhe policia lokale. Ky grup i larmishëm pjesëmarrësish mundësoi një diskutim gjithëpërfshirës mbi temën në fjalë.
Gjatë takimit u theksuan përpjekjet dhe përkushtimi i komunës në promovimin e barazisë gjinore dhe sigurimin e sigurisë së grave. Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë përvojat, perspektivat dhe të diskutojnë për sigurinë e grave në komunë.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.