Takim në Rahovec kundër Dhunës në Familje

9/11/2022

Takim në Rahovec kundër Dhunës në Familje

QKSS po vazhdon të organizojë takime me gra dhe përfaqësues të institucioneve nëpër komunitetet lokale të Kosovës. Kësaj rradhe, takimi u mbajt në Komunën e Rahovecit, në bashkëpunim me SHPG Hareja. Në këtë takim morri pjesë Kryetari i Komunës, përfaqësues tjerë të Komunës, përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, përfaqësues të Bashkësisë Islame të kësaj komune, dhe aktivistë të tjerë.

Në takim u theksua nevoja e krijimit të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje në këtë Komunë, në mënyrë që të përforcohet bashkëpunimi ndërinstitucional për të luftuar dhunën në familje. Po ashtu, ngjashëm me komunat tjera, u theksuan nevojat që kanë institucionet për burime njerëzore dhe për hapësira të përshtatshme për të trajtuar të mbijetuarit e dhunës në familje në mënyrë të dinjitetshme. 

Kryetari i Komunës së Rahovecit, ndër të tjera, theksoi edhe rëndësinë e madhe të rritjes së punësimit të grave në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë, duke qenë se në këtë komunë mbeten të pakta gratë që punojnë në këto institucione. 

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.