Takimi joformal i rradhës me gra dhe përfaqësues të institucioneve në Komunën e Shtërpces

21/06/2023

Takimi joformal i rradhës me gra dhe përfaqësues të institucioneve në Komunën e Shtërpces

QKSS ka organizuar takimin e rradhës mes grave dhe përfaqësuesve të institucioneve në Komunën e Shtërpcës, në kuadër të programit Gratë, Paqja dhe Siguria.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, zyrtarë policorë, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, arsimtarë, gazetarë, përfaqësues të grupeve joformale të grave, përfaqësues të të rinjve dhe qytetarë.

Pas prezantimit të takimit, përfaqësuesit e policisë ndanë të dhëna për rastet e raportuara të dhunës në familje. Stacioni policor i Shtërpcës ka një numër të mjaftueshëm të stafit nga të dy komunitetet që punojnë në adresimin e dhunës. Në fillim të këtij viti ata kanë kryer një anketë për të përcaktuar nivelin e ndërgjegjësimit të qytetarëve në lidhje me numrin e linjës telefonike për raportimin e dhunës. Sondazhi zbuloi se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nuk janë në dijeni të numrit të duhur për të thirrur për ndihmë. Për më tepër, një problem i madh i identifikuar është se viktimat shpesh pendohen ose frikësohen nga procedurat, duke i bërë ato të tërheqin shpejt ankesat ose raportet e tyre.

Drejtorja e Qendrës për Punë Sociale theksoi sfidën e tyre në mungesën e profesionistëve të licencuar që mund të ofrojnë shërbime lidhur me dhunën në familje. Megjithatë, ekziston një bashkëpunim i shkëlqyer ndërmjet policisë dhe Qendrës për Punë Sociale. Krijimi i një Strehimoreje në Komunën e Novobërdës e ka bërë punën e tyre më të menaxhueshme, pasi që më parë viktimat janë referuar në në Strehimoren e Ferizajt. Megjithatë, për shkak të barrierave gjuhësore, viktimat nga komuniteti serb hezitonin të kërkonin ndihmë në atë strehimore.

 Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) 'EJA Kosovo', i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedi dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgu.