26/10/2023
Sot, më 25 tetor 2023, QKSS në partneritet me Komunën e Dragashit, organizuan një takim me fokus mbi gjininë, paqen dhe sigurinë. Qëllimi kryesor i takimit ishte promovimi i barazisë gjinore, adresimi i dhunës me bazë gjinore dhe sfidave të sigurisë me të cilat përballen gratë në këtë komunë.
Takimi mblodhi së bashku akterë të ndryshëm, duke përfshirë përfaqësues nga komuna, gra nga komuniteti dhe policia lokale. Ky grup i pjesëmarrësve mundësoi një diskutim gjithëpërfshirës mbi temën në fjalë. Një çështje kritike e theksuar gjatë takimit ishte mungesa e përfaqësimit të grave në policinë lokale në komunë.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) mbështetet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) 'EJA Kosovo', i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedi dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgu.