Takimi në Komunën e Lipjanit kundër dhunës në familje

24/10/2022

Takimi në Komunën e Lipjanit kundër dhunës në familje

QKSS po vazhdon të organizoj takime me gra dhe përfaqësues të institucioneve lokale të sigurisë për të diskutuar rreth dhunës në familje dhe sfidat gjatë përballjes me këtë problem. Takimi i fundit u mbajt më 21 Tetor 2022 në Komunën e Lipjanit

Në takim ishin pjesëmarrës Nënkryetarja e Komunës, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, Zyrëtarja për Barazi Gjinore në kuadër të Komunës, përfaqësues të organizatave Jo-qeveritare, zyrtarë komunal, përfaqësues nga Bashkësia Islame si dhe gra të komunës së Lipjanit. 

Gjatë diskutimit institucionet shprehën nevojën për financim dhe staf të shtuar për të trajtuar rastet e dhunës në familje. Bashkëpunimi ndër-institucional u theksua te jetë shumë i mirë në këtë komunë.

Shkaqet kryesore të dhunës, të identifikuara gjatë takimit ishin kushtet ekonomike, përdorimi i substancave narkotike dhe alkoolit dhe izolimi si pasojë e pandemisë. Qytetarët që morën pjesë në takimin shprehën vullnetin e vazhdueshëm për të luftuar këtë dukuri dhe morën konfirmimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve përkatëse në luftën kundër dhunës në familje.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.