QKSS ka organizuar një Trajnim për Metodologjitë e Hulumtimit

26/05/2023

QKSS ka organizuar një Trajnim për Metodologjitë e Hulumtimit

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë së fundmi ka përfunduar një trajnim për metodologjitë e hulumtimit. Trajnimi është udhëhequr nga Ramadan Ilazi, Udhëheqës i Hulumtimeve në QKSS dhe ka përmbajtur tre sesione të fokusuara në elemente esenciale të hulumtimit.

Sesioni i parë ka eksploruar filozofitë e ndryshme të hulumtimit, ku ekipi i QKSS-së morri pjesë në diskutime dhe ushtrime për të thelluar njohuritë për bazat teorike të hulumtimit. Sesioni i dytë trajtoi procesin e hulumtimit, duke shtjelluar çështje si formulimi i pyetjeve të hulumtimit, dizajnimi i metodologjive dhe të gjeturave. Ramadan Ilazi ndau ekspertizën e tij, duke ofruar ndihmë për të udhëhequr proceset kërkimore. Në sesionin e fundit, pjesëmarrësit u prezantuan me llojet e ndryshme të metodave dhe metodologjive hulumtuese, duke eksploruar përdorshmërinë e tyre dhe sfidat gjatë përdorimit. 

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.