Adelina Hasani

Hulumtuese

BIOGRAFIA

Adelina Hasani është hulumtuese dhe publiciste. Ajo u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Ankarasë dhe përfundoi Masterin në të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci në Evropën Juglindore në Universitetin e Sarajevës dhe Universitetin e Bolonjës (ERMA). Ajo përfundoi doktoraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Ankarasë, me temën e saj të titulluar "Transformimi i Politikës së Sigurisë së Federatës Ruse: Shtetet e ish-Jugosllavisë." Adelina ka botuar disa punime dhe ka mbajtur prezantime akademike mbi çështjet gjinore, nacionalizmin në vendet e ish-Jugosllavisë dhe politikën e jashtme të Rusisë.

Së fundmi, ajo ka shërbyer edhe si këshilltare e jashtme në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjatë përpjekjeve të Kosovës për të fituar anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Adelina iu bashkua ekipit të QKSS-së në Mars 2023 si Hulumtuese.