Takim në Komunën e Klinës Kundër Dhunës në Familje

19/10/2022

Takim në Komunën e Klinës Kundër Dhunës në Familje

QKSS po vazhdon organizimin e takimeve me gra, përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe institucioneve komunale për të diskutuar rreth dhunës në familje dhe sfidat gjatë përballjes me këtë problem. Takimi i fundit u mbajt të martën, më 18 tetor 2022, në Komunën e Klinës.

Në takim ishin pjesëmarrës Nënkryetarja e Komunës, përfaqësues nga Policia e Kosovës, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, përfaqësues nga Qendra e Punësimit, Zyrëtarja për Barazi Gjinore në kuadër të Komunës dhe Organizata Jo-qeveritare Zana me aktivistet të kësaj organizate.

Gjatë diskutimit u parashtrua rëndësia e përfshirjes së grave në pozita vendimmarrëse, në mënyrë që të kontribuohet më shumë në përmirësimin e gjendjes së sigurisë së grave. Po ashtu, u diskutuan arsyet e mosraportimit të rasteve të dhunës dhe problemi i strehimit të të mbijetuarave mbetet faktor kyç në hezitimin për raportim të këtij fenomeni. Sipas pjesëmarrësve të takimit shkaqet kryesore të dhunës në familje mbesin mendësia patriarkale dhe gjendja e rëndë ekonomike

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.