24/10/2022
Më datat 22-23 Tetor 2022, në Prishtinë u mbajt Forumi ‘’Gruaja, Paqja dhe Siguria’’ me temën ‘’Ndërtimi i Aleancave për Qëndrueshmëri’’ të organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës.
Fatkeqësisht, pikëpamjet e grave shpesh janë lënë pas dore, gjë që ngrit dyshime nëse qasja në shërbimet e sigurisë ofrohet në mënyrë të barabartë për të gjitha komunitetet, për shkak të lënies së perspektivës së grave jashtë zgjidhjes. Përfshirja gjinore në sektorin e sigurisë nënkupton marrjen parasysh të nevojave nga të dyja gjinitë. Pavarësisht se aktorë të ndryshëm e pranojnë nevojën për të integruar më shumë gra në sektorin e sigurisë (siç rregullohet nga legjislacioni vendas dhe ndërkombëtar), gratë janë ende të ekspozuara ndaj trajtimit të pabarabartë dhe mundësi të kufizuara për të trajtuar sfidat e sigurisë. Pabarazitë aktuale kanë inkurajuar më pak gra që t'i bashkohen sektorit të sigurisë.
QKSS në këtë forum ka organizuar panelin‘’Gratë në Sektorin e Sigurisë: Sfidimi i stereotipeve gjinore në sektorin e sigurisë’’, ku paneliste ishin:
Gjatë panelit, pjesëmarrësit ndajtën me publikun storie suksesi dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së gruas në sektorin e sigurisë. Panelistet inkurajuan pjesëmarrje të shtuar të grave në sektorin e sigurisë dhe ndajtën rekomandime për të zhdukur stereotipet gjinore në këtë sektor.