Takimi joformal me gra dhe përfaqësues të institucioneve në Komunën e Pejës

14/11/2023

Takimi joformal me gra dhe përfaqësues të institucioneve në Komunën e Pejës

QKSS, në partneritet me Komunën e Pejës, organizoi një takim ne kuader te projektit Gruaja, Paqja dhe Siguria. Rezultatet e takimit i dhanë prioritet trajtimit të rasteve të dhunës në familje, nxitjes së bashkëpunimit me institucionet vendore dhe theksimit të nevojës për bashkëpunim ndërinstitucional dhe mbështetje financiare.

Takimi mblodhi së bashku akterë të ndryshëm, duke përfshirë përfaqësues nga komuna, gra nga komuniteti dhe policia lokale. Ky grup  pjesëmarrësish mundësoi një diskutim gjithëpërfshirës mbi temën në fjalë.

QKSS mbështetet nga programi i KCSF "EJA Kosovo", i bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh.