Takim në Komunën e Istogut- Gratë, Paqja dhe Siguria

22/11/2022

Takim në Komunën e Istogut- Gratë, Paqja dhe Siguria

QKSS po vazhdon të organizojë takime me gra dhe përfaqësues të institucioneve nëpër komuna të Kosovës. Këtë javë u mbajt takimi në Komunën e Istogut. Në këtë takim ishin pjesëmarrës përfaqësues të Komunës, përfaqësues nga Policia e Kosovës, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, gra të Komunës dhe aktivistë të tjerë.

Në takim u theksua nevoja për psikologë për trajtim të rasteve të dhunës në familje, si dhe bashkëpunim më I ngushtë mes mekanizmave që trajtojnë dhunën në familje. Po ashtu, ngjashëm me komunat tjera, u theksuan nevojat që kanë institucionet për mjete financiare, burime njerëzore dhe për hapësira të përshtatshme për të trajtuar të mbijetuarit e dhunës në familje në mënyrë të dinjitetshme.

Gratë pjesëmarrëse theksuan nevojën për fushata vetëdijësuese ndaj dhunës në familje, si dhe nevojën për punësimin e grave të Komunës.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.