Qëllimi kryesor i projekti është identifikimi i sfidave me të cilat përballen gratë dhe krijimi i një ambienti sa më të sigurt e të drejtë për vajzat dhe gratë në Kosovë.
Qëllimi kryesor i projekti është identifikimi i sfidave me të cilat përballen gratë dhe krijimi i një ambienti sa më të sigurt e të drejtë për vajzat dhe gratë në Kosovë. Një nga shqetësimet kryesore në këtë drejtim e që kërkon intervenim urgjent është dhuna ndaj vajzave dhe grave në Kosovë qoftë në familje ose ambiente të tjera (punë, rrugë etj.) i cili është një fenomen që fatkeqësisht po shënon rritje nga viti në vit në vendin tonë. Për këtë qëllim, QKSS-ja do të krijojë një kornizë e instrument avokues në funksion të sigurisë më të madhe për gratë, parandalimin dhe luftimin e çfarëdolloj dhunë ndaj tyre dhe përfshirjen më aktive e të mirëfilltë të tyre në jetën publike e shoqërore në përgjithësi e në sektorin e sigurisë në veçanti (Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës) deri në nivelet e larta të vendimmarrjes.
Pra, në kuadër të këtij projekti, QKSS fillimisht do të bëj identifikimin e shqetësimeve të sigurisë me të cilat përballen gratë dhe vajzat në nivel lokal, pastaj të njëjtat do t’i adresojmë tek politikëbërësit. Ky projekt, po ashtu, në mënyrë të vazhdueshme do të monitoroj e vlerësoj trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave që bëhet nga institucionet e sigurisë, lëshimin e urdhër-mbrojtësve për gratë të cilat raportojnë dhunë apo kërcënim ndaj tyre, si dhe trajtimin e këtyre urdhër mbrojtësve nga ana e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë. Kjo do të bëhet për faktin sepse në të kaluarën pikërisht si shkak i këtyre lëshimeve shumë gra janë përballur me dhunë të vazhdueshme, madje kanë përfunduar si viktima dhe janë vrarë.
Ky grant mundësohet nga program i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë”, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Kohëzgjatja e projektit ka filluar të zbatohet më 1 janar 2022 dhe do të zgjas deri më 31 dhjetor 2023.