Udhëheqëse e Operativës
Tringa Naka është në përfundim të studimeve Master Ekzekutive në Universitetin e Sheffield, me specializim në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
Tringa Naka ka përfunduar studimet e saj Master me specializim në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Universitetin e Sheffield-it. Ajo është diplomuar në nivelin Bachelor në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (Departamenti i Menaxhimit, Biznesit dhe Ekonomisë), me fokus në Marketing dhe Shitje.
Ajo ka përvojë të gjerë në menaxhimin e ekipeve dhe në ruajtjen e një komunikimi efektiv me klientë dhe palë të interesuara, në kompani të njohura brenda dhe jashtë Kosovës. Kjo përvojë e ka përforcuar më tej ekspertizën e saj në fushën e menaxhimit dhe marrëdhënieve me publikun.
Aktualisht, Tringa mban pozitën e Udhëheqëses së Operacioneve në KCSS, ku është përgjegjëse për financat, komunikimin dhe burimet njerëzore. Ajo iu bashkua për herë të parë KCSS në prill të vitit 2014 përmes Programit të Praktikës, duke treguar motivim dhe përkushtim në mbështetjen e aktiviteteve të organizatës. Më pas u avancua në pozitën e Zyrtares për Komunikim, për të vazhduar si Menaxhere e Zyrës, dhe më vonë për të marrë rolin që mban aktualisht.