Raporti për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit

30/12/2022

Raporti për Vlerësimin Bazë të Dhunës në Baza Gjinore në Kosovë: Perceptimet e Komunitetit dhe Palëve të Interesit
E PUBLIKUAR NGA

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Mbështetur nga

KCSF

AUTORË

Teuta Avdimetaj, Dea Fetiu, Dorjeta Rukiqi

Shkarko

Ky raport ofron një vlerësim bazë të dhunës në baza gjinore (DHBGJ) në Kosovë, me fokus në eksplorimin e trendeve dhe sfidave kyçe bazuar në këndvështrimet e komunitetit dhe të palëve të interesit. Raporti mbështetet kryesisht në të dhënat e mbledhura përmes intervistave me informues kyç (IIK) dhe diskutimeve në grupe të fokusit (DGF) ku u morën njohuri nga komunitetet e prekura gjatë artikulimit prej tyre të pranisë së kërcënimit, faktorëve që ndikojnë në përhapjen e fenomenit, dhe mënyrës se si ata e konsiderojnë duhet të jetë qasja për adresimin e tij. Edhe pse korniza ligjore dhe strategjike për dhunën në baza gjinore konsiderohet e avancuar dhe kryesisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rregulloret e BE-së, mungesa e financimit adekuat dhe normat patriarkale të rrënjosura thellë në shoqërinë e Kosovës e bëjnë të vështirë zbatimin e këtyre ligjeve në praktikë.