Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe Mbretërisë së Holandës, është duke implementuar projektin “Ngritja profesionale e Shërbimit Sprovues të Kosovës drejt përballjes me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm”.
Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e kapaciteteve profesionale të Shërbimit Sprovues të Kosovës në zbatimin e programeve të Rehabilitimit dhe Ri-Integrimit (R&R) për qytetarët e kthyer nga zonat e konfliktit apo qytetarët e dënuar për vepra të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, me fokus kryesor komponenten gjinore në R&R. Nëpërmjet ofrimit të trajnimeve profesionale, ky projekt synonnqë që stafi i SHPK-së të ketë aftësi, njohuri dhe sisteme për t'u marrë ri-integrimin dhe rehabilitimin e të dënuarve për ekstremizëm të dhunshëm dhe terrorizëm. Po ashtu, projekti synon të forcojë koordinimin ndër-institucional gjatë procesit të Rehabilitimit dhe Rintegrimit të personave të riatdhesuar nga konfliktet e huaja. Përfitues kryesor i këtij projekti është Shërbimi Sprovues i Kosovës. Përfitues tjerë të projektit përfshijnë MPB-në, OJQ-të, komunitetin dhe autoritetet lokale.