20/12/2022
QKSS ka filluar sot punëtorinë trajnuese dyditore mbi Radikalizimin, Ekstremizmin e Dhunshëm, Rehabilitimin dhe Riintegrimin (R&R) të të kthyerve.
Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e nivelit të vetëdijes së zyrtarëve të Shërbimit Sprovues të Kosovës (ShSK) për procesin e radikalizimit, individëve dhe grupeve në rrezik, duke i informuar ata për termat dhe terminologjitë e radikalizimit, R&R, format e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Përmes këtij trajnimi zyrtarët e ShSK-së do të mësojnë më shumë se si të komunikojnë me ish-individët e burgosur në mënyrë profesionale dhe objektive, duke mos i minuar përpjekjet e tyre në R&R. Ndjeshmëria gjinore do të jetë një temë ndërsektoriale gjatë gjithë materialeve të trajnimit. Për më tepër, pjesëmarrësit e trajnimit do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë se si të monitorojnë, komunikojnë dhe çfarë lloj qasjeje duhet të përdorin në punën e tyre me individët e riatdhesuar nga konfliktet e huaja.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit 'Ngritja profesionale e Shërbimit Sprovues të Kosovës drejt përballjes me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm" mbështetur nga Mbretëria e Holandës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë