24/10/2023
QKSS ka filluar sot punëtorinë dyditore për temën “Përdorimin e mjeteve të vlerësimit të rrezikut në riintegrimin dhe rehabilitimin e të kthyerve dhe Shkelësve të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit (VETOs). Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e nivelit të vetëdijes në mesin e zyrtarëve të Shërbimit Sprovues të Kosovës (SHSK) për procesin e radikalizimit, individëve/grupeve në rrezik të radikalizimit, përdorimit të mjeteve të vlerësimit të rrezikut për VETO në punën e përditshme të SHSK-së dhe ndarja e të dhënave nëpërmejt institucioneve për rastet e terrorizmit.
Ky trajnim, i udhëhequr nga ekspertët e ICCT: Bibi van Ginkel, Méryl Demuynck dhe Julie Coleman mbuloi aspekte të ndryshme të vlerësimit të rrezikut. Në sesionin e parë, audienca fitoi një kuptim themelor të vlerësimit të rrezikut, duke përfshirë qëllimet, metodologjitë dhe kufizimet e tij. Sesioni i dytë përfshiu një përmbledhje të modeleve globale të vlerësimit të rrezikut dhe praktikave më të mira, duke paraqitur njohuri mbi mjetin Channel. Prezantimi përfundimtar theksoi rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe rolin e vlerësimit të rrezikut në përmirësimin e proceseve të riintegrimit përmes bashkëpunimit dhe komunikimit.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Ngritja profesionale e Shërbimit Sprovues të Kosovës drejt përballjes me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm” mbështetur nga Mbretëria e Holandës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë.