Doracak rreth kontekstit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë

9/03/2023

Doracak rreth kontekstit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë
E PUBLIKUAR NGA

QKSS

Mbështetur nga

Mbretëria e Holandës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë

AUTORË

Skender Perteshi, Garentina Kraja

Shkarko

Analiza në vijim është një përmbledhje e gjetjeve të ndërtuara përgjatë një dekadë përmes hulumtimeve të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë dhe ekspertëve që e kanë trajtuar radikalizimin në Kosovës përmes programeve të ndryshme me qëllim të identifikimit të shtytësve që i kanë nxitur shtetasit e Republikës së Kosoëvs t’i bashkangjiten grupacioneve terroriste në Lindje të Mesme dhe t’i përqafojnë kauzat ekstremiste. Kjo përmbledhje ka për qëllim të kontekstualizojë fenomenin e të ashtuquajturve “luftëtarë të huaj” që iu bashkangjitën organizatës terroriste të ashtuquajtur “Shteti Islamik” dhe organizatave tjera të përfshira në vatrat e luftës në Siri dhe Irak, dhe që përmbënin sfidën e menjëhershme të institucioneve shtetërore të sigurisë së Kosovës. Ndonëse secili rast është specifik, qëllimi i kësaj analize të shkurtër është të ofrojë një pasqyrë koncize për motivet individuale dhe kolektive që shtyen një pjesë të qyterarëve të Kosovës t’i bashkangjiten organizatave terroriste në Lindje të Mesme. 

Një pasqyrë e tillë e rrethanave shtytëse është e domosdoshme për ta kuptuar kontekstin në të cilin bëhet rehabilitimi dhe reintegrimi i qytetarëve të Kosovës të riatdhesuar nga vatrat e luftës. Ky doracak, përkundër fokusit në fenomenin e radikalizimit islamist që çon në ekstremizëm të dhunshëm definon edhe tipologjitë e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit, të cilat aktualisht përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës. Njëkohësisht, në mungesë të një praktike të vetme ndërkombëtare për t’u ballafaquar me rehabilitimin dhe reintegrimin e të individëve të radikalizuar, doracaku ofron një përmbledhje për nevojat e brendshme të personelit të Shërbimit Sprovues të Kosovës, duke identifikuar praktikat më të mira në përballje me një fenomen të ngjajshëm. Në fund, doracaku përmbledhë definicionet dhe terminologjinë bazike për nevojat e Shërbimit Sprovues të Kosovës në përpjekje për të standardizuar qasjen e shërbyesve të SHSK-së në përballje me individët që kalojnë nëpër këtë shërbim drejt rehabilitimit dhe reintegrimit të tyre në shoqëri dhe për ta lehtësuar komunikimin. Definicionet dhe terminologjitë bazike të trajtuara në këtë doracak poashtu do të ndiihmojnë zyrtarët sprovues në rritjen e objektivitetit të zyrtarëve sprivues gjatë trajtimit të rasteve të R&R si dhe parandalon stigmën apo diskriminimin e pa-qëllimshëm të zyrtarëve sprovues ndah të dënuarve për vepra të terrorizmit.