Lansimi i projektit:  Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Sprovues të Kosovës për parandalimin e ekstremizmit tē dhunshëm dhe terrorizmit

4/11/2022

Lansimi i projektit:  Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Sprovues të Kosovës për parandalimin e ekstremizmit tē dhunshëm dhe terrorizmit

Sot, më 4 nëntor 2022, QKSS ka mbajtur sot konferencën lansuese të projektit: "Ngritja e kapaciteteve të Shërbimit Sprovues të Kosovës për parandalimin e ekstremizmit tē dhunshëm dhe terrorizmit" i mbështetur nga Mbretëria Holandeze dhe Ambasada Britanike në Prishtinë.

Ky projekt ka për qëllim forcimin e kapaciteteve profesionale të Shërbimit Sprovues të Kosovës në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Objektive kryesore e projektit është mbështetja profesionale për Shërbimin Sprovues të Kosovës në çështjet e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit për personat e radikalizuar dhe ata të kthyer nga luftërat e huaja.

Takimi kishte karakter njoftues dhe kordinues ku të ftuar ishin institucionet e Kosovës të përfshira në R&R, donator, organizata vendore dhe ndërkombetare të cilat janë të përfshirë në aktivitete të R&R.

Në fund të takimit u nënshkrua Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi në mes të QKSS dhe ShSK.