10/10/2024
Prishtinë, 9 tetor 2024
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në kuadër të projektit “Ngritja profesionale e Shërbimit Sprovues të Kosovës drejt përballjes me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm”, organizoi një takim koordinues me Shërbimin Sprovues të Kosovës për finalizimin e databazës së re të këtij institucioni. Kjo databazë do të ndihmojë Shërbimin Sprovues të Kosovës në përmirësimin e trajtimit dhe mbikëqyrjes së rasteve që kanë në menaxhim.
Gjatë takimit, QKSS u njoh me sfidat që has Shërbimi Sprovues i Kosovës në procesin e mbikëqyrjes së rasteve. Përfaqësuesit e SHSK ndanë shqetësimet e tyre, të cilat QKSS po përpiqet t’i adresojë përmes zhvillimit të një platforme elektronike të re për menaxhimin e rasteve.
QKSS ka më shumë se dy vite që bashkëpunon ngushtë me Shërbimin Sprovues të Kosovës, duke punuar në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e infrastrukturës së SHSK-së për një trajtim më efektiv të rasteve që mbikëqyrin.
Ky projekt mbështetet nga Mbretëria e Holandës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë