29/05/2024
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) është duke zbatuar në mënyrë aktive aktivitetet në kuadër të projektit “Përkrahja Profesionale për Shërbimin Sprovues të Kosovës në Adresimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit”.
Kjo iniciativë e financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, synon të forcojë kapacitetet e Shërbimit Sprovues të Kosovës.
Si pjesë e këtij projekti, QKSS po organizon gjashtë takime konsultative lokale duke përfshirë zyrat rajonale të SHPK-së dhe palët e interesuara lokale. Këto sesione fokusohen në temën “Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe Komunitetit”.
Më 28 Maj, tryeza e fundit e diskutimit ka pasur pjesëmarrestë ndryshëm, duke përfshirë përfaqësues nga Komuna e Gjilanit, Gjykata, Prokuroria, Policia e Kosovës, organizatat e shoqërisë civile, sektori privat, liderët lokalë, anëtarët e komunitetit, gratë. dhe organizatat rinore, sektori i arsimit, sektori i shëndetësisë dhe aktorë të tjerë përkatës.