icon

Gratë në Sektorin e Sigurisë

Rreth Programit

Duke ndjekur trendet globale që i japin gjerësisht një kuptim të thellë të rolit të gruas në krijimin dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale, QKSS ka filluar implementimin e projekteve në çështjen e barazisë gjinore në fushën e sigurisë. Përveç këtij programi komponenti gjinor është thellë i inkuadruar pothuajse në çdo program e projekt tjetër të QKSS-së përmes aktiviteteve që synojnë përfshirje të barabartë të gjinive në vendimmarrje në sektorin e sigurisë dhe në ndërtimin e paqes. Për më tepër, në shumicën e publikimeve tona tentojmë të adresojmë edhe aspektin gjinor në fusha të ndryshme të lidhura me sigurinë. 

Të gjitha projektet e ndërlidhura me këtë program synojnë të japin një analizë gjithëpërfshirëse mbi gjendjen e përgjithshme të përfaqësimit të grave në sektorin e sigurisë dhe në ndërtim të paqes e sigurisë në përgjithësi. Për të ndihmuar në adresimin e sfidave të barazisë gjinore në siguri dhe ndërtim të paqes, që identifikojmë gjatë hulumtimeve tona, ne ofrojmë rekomandime për mënyrat se si duhet të ecet përpara në çështjet më të domosdoshme në ndërlidhjen e komponentit gjinor në ndërtim të paqes e sigurisë.