23/03/2023
Në kuadër të projektit DRIVE, QKSS ka organizuar trajnimin e tretë me punëtorë të vijës së parë për ngritjen e kapaciteteve për të parandaluar radikalizimin në burgje dhe për t'u njohur me praktikat e Kosovës për rehabilitim dhe riintegrim të luftëtarëve të kthyer.
Për gjatë tri ditëve, zyrtarë korrektues dhe punëtorë tjerë të vijës së parë që merren me rastet e personave të riatdhesuar nga zonat e konfliktit, patën rastin të ngrisin aftësitë e tyre profesionale dhe të përfshihen në diskutime për sfidat që kanë gjatë procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit të tyre.
Dita e parë e trajnimit filloi me një prezentim të projektit DRIVE dhe aktiviteteve të tij, ndërsa sesioni i parë i trajnimit kishte të bënte me definimin e termave kyç të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit dhe qasjes së Kosovës programet R&R.
Dita e dytë e trajnimit përbajti dy sesione në lidhje me riatdhesimin nga zonat e konfliktit ndër vite, përcjellur me raste studimi, ligjëruar nga Ganimete Gërbovci, dhe një sesion në lidhje me shëndetin mendor dhe koordinimin e procesit të rehabilitimit në burgje, ligjëruar nga Dr. Valbona Tafilaj. Në ditën e fundit, Reka Varga ligjëroi mbi temën Solidariteti dhe Kohezioni për një proces efektiv të rehabilitimit dhe riintegrimit.
Ky trajnim u mbajt në kuadër të projektit DRIVE (Shkëputja, Rehabilitimi dhe Riintegrimi i Ekstremistëve të Dhunshëm), në partneritet me Fondacionin Evropian për Studime të Azisë Jug-lindore (EFSAS), përkrahur nga Fondi për Siguri të Brendshme i Bashkimit Evropian.