20/03/2023
Më 16 mars 2023, filloi takimi i dytë i gjithë rrjetit të Bashkëpunimit Rinor Rajonal të Ballkanit Perëndimor në Novi Sad, Serbi, në të cilin po merr pjesë edhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) si partnere e projektit nga
Më 16 mars 2023, filloi takimi i dytë i gjithë rrjetit të Bashkëpunimit Rinor Rajonal të Ballkanit Perëndimor në Novi Sad, Serbi, në të cilin po merr pjesë edhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) si partnere e projektit nga Kosova. Takimi katër-ditor, përfundoi më 19 mars, përderisa fokusi kryesor i takimit ishte kultuaë, duke marrë parasysh që Novi Sadi ishte shpallur Kryeqyteti Kulturor i Evropës në vitin 2022.
Të enjten pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndëretnik gjatë darkës së mirëseardhjes nga folësi kryesor, z. Boris Milicevic, ndihmësministër për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe dialogun social në Serbi.
Të premten, në përputhje me temën e kulturës, pjesëmarrësit morën pjesë në një sesion të titulluar "Kultura e Dialogut: Nga Konflikti në Mirëkuptim" nga Leon Malazogu, ish-ambasador i Kosovës në Japoni, diplomat dhe ekspert i Studimeve të Paqes dhe një vizitë studimore në Baç, duke vizituar Kalanë e Baçit, Manastirin Françeskan, Banjën Turke dhe Etno-Shtëpinë e Didës, duke theksuar përplasjen dhe shkrirjen e kulturave lindore dhe perëndimore në këtë qytet.
Të shtunën, pjesëmarrësit shijuan një vizitë turistike në Novi Sad me fokus në arsimin dhe sistemin shëndetësor si spiranca të unitetit në komunitetet multi-etnike. Më tej, do të prezantohet një panel i titulluar "Të mposhtim traumën pas konfliktit me artin" me panelistë nga të tre vendet. Pjesëmarrësit do të kenë një mundësi unike për të biseduar me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill.
E diela është e rezervuar për një sesion të quajtur "Trashëgimia Kulturore - Strategjitë dhe Politikat Evropiane" nga Vesna Marjanovic, Sekretare e Përgjithshme e Europa Nostra Serbia dhe reflektimet mbi takimet e përfunduara identitare në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi.
Ky projekt mbështetet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Sarajevës, Fondacioni Divac, Peer Education Network (PEN), PRONI, dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan Global (degët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi).