QKSS nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për krijimin e Forumit të Komunitetit për Interes Publik (CFPI) me komunën e Kamenicës

24/02/2023

QKSS nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për krijimin e Forumit të Komunitetit për Interes Publik (CFPI) me komunën e Kamenicës

QKSS ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për krijimin e Forumit të Komunitetit për Interes Publik me komunën e Kamenicës. Kryetari i Komunës z. Kadri Rahimaj shprehi gatishmëri bashkëpunimi për jetësimin e Forumit të Komunitetit për Interes Publik (CFPI) duke cekur se komuna e Kamenicës është multietnike, dhe tregoj interesim për avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndëretnik.

Forumet e Komunitetit për Interes Publik (CFPI) paraqesin një ndër komponentët kryesorë të projektit FIERC. Ato do të shërbejnë si platformë për takime ndërmjet strukturave komunale dhe përfaqësuesve të komunitetit për të diskutuar çështjet dhe sfidat e përbashkëta të komuniteteve që jetojnë në komunat e Kosovës. CFPI-të po ashtu kanë për qëllim të lehtësojnë komunikimin dhe qasjen e komunitetit me autoritetet vendimmarrëse komunale, me fokus kryesor në avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndëretnik. 

Ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Nxitja e Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndëretnik” (FIERC), implementuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në partneritet me Iniciativën e Re Sociale (NSI), financuar nga Fondi i Paktit të Stabilitetit i Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë.