Trajnimi “Përdorimi i Mjeteve dhe Metodave për Vlerësim të Rrezikut ndaj Radikalizimit- Sfidat, Mundësitë dhe Praktikat e Huaja”

20/02/2023

Trajnimi “Përdorimi i Mjeteve dhe Metodave për Vlerësim të Rrezikut ndaj Radikalizimit- Sfidat, Mundësitë dhe Praktikat e Huaja”

Në kuadër të projektit DRIVE, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) ka organizuar një sesion trajnimi për punonjësit e Shërbimit Sprovues dhe atij Korrektues mbi përdorimin e mjetëve të vlerësimit të rrezikut kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Trajnimi, i cili u mbajt javën e kaluar, kishte për qëllim ofrimin e një kuptimi më të thellë për teorinë e vlerësimit të rrezikut në lidhje me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe si të identifikohen dhe menaxhohen rreziqet e lidhura me to.

Trajnimi filloi me një sesion përmbledhës mbi radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Pas kësaj, pjesëmarrësit u njohën me teorinë e përgjithshme të vlerësimit të rrezikut, duke përfshirë rëndësinë e vlerësimit të rrezikut në menaxhimin e rasteve të ekstremizmit të dhunshëm në Shërbimet Sprovuese dhe Korrektuese të Kosovës. Pjesëmarrësit u prezantuan gjithashtu me mjetet dhe praktikat e ndryshme të vlerësimit të rrezikut që përdoren për identifikimin dhe menaxhimin e rrezikut të lidhur me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Trajnimi përfshinte raste studimi mbi vlerësimin e rrezikut për kryerësit e ekstremizmit të dhunshëm apo terrorizimit, duke i lejuar pjesëmarrësit të aplikojnë njohuritë e fituara në sesion në situata të vërteta. Studimet e rasteve përfshinin skenarë të ndryshëm, duke përfshirë identifikimin e faktorëve të rrezikut të radikalizmit në individë dhe menaxhimin e rrezikut të lidhur me sjelljen ekstremiste.

Trajnimi u mirëprit nga pjesëmarrësit, të cilët vlerësuan mundësinë për të mësuar rreth mjetëve dhe praktikave të përdorura në vlerësimin e rrezikut të ekstremizmit të dhunshëm. Pjesëmarrësit shprehën angazhimin e tyre për përdorimin e njohurive të fituara në trajnim për të rritur efektivitetin e punës së tyre në menaxhimin e rrezikut të lidhur me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.