13/05/2025
QKSS në bashkëpunim me organizatën partnere CENSS, ka pritur një delegacion nga Ukraina në Prishtinë në kuadër të një vizite studimore që zhvillohet në kuadër të projektit “Mbështetja për Ukrainën në adresimin e rreziqeve nga përhapja e armëve të vogla dhe armëve të lehta".
KCSS ka lehtësuar takime me institucione kyçe të sigurisë, përfshirë departamente të ndryshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë, Agjencinë e Forenzikës së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe përfaqësues të veteranëve të UÇK-së.
Ndërsa Ukraina përballet me rreziqet që lidhen me përhapjen e armëve si pasojë e agresionit të Rusisë, mësimi nga përvojat ndërkombëtare është thelbësor. Kosova paraqet një rast studimor të vlefshëm, duke pasur parasysh përvojën e saj të suksesshme në harmonizimin e kontrollit të armëve me standardet e BE-së, si dhe zbatimin e strategjive për reduktimin e armëve të paligjshme.
Vizita ofroi një platformë për shkëmbimin e përvojave në reformën e sektorit të sigurisë, me fokus të veçantë në proceset e Kosovës për demobilizim dhe ri-integrim. Diskutimet theksuan sfidat dhe arritjet gjatë periudhës së transformimit pas luftës në Kosovë, duke ofruar mësime praktike dhe njohuri të vlefshme që mund të mbështesin përpjekjet e Ukrainës për të adresuar rreziqe të ngjashme dhe për të ndërtuar paqe të qëndrueshme.