Mbahet punëtoria interaktive “Transformimi i hapësirës së Kampusit Universitar të Prishtinës përmes perspektivës shoqërore” në kuadër të projektit DRAD

25/05/2023

Mbahet punëtoria interaktive “Transformimi i hapësirës së Kampusit Universitar të Prishtinës përmes perspektivës shoqërore” në kuadër të projektit DRAD

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizoi sot punëtorinë interaktive të titulluar “Transformimi i hapësirës së Kampusit Universitar të Prishtinës përmes perspektivës shoqërore” në kuadër të projektit DRAD.

Aktualisht, QKSS-ja është në implementim e sipër të komponentës së projektit të titulluar “Aspektet hapësinore të proceseve të de-radikalizimit”, qëllimi i së cilës është të identifikojë dhe analizojë se si aspektet hapësinore dhe përfshirja/përjashtimi nga hapësirat publike ndikojnë në proceset e (de)radikalizimit të individëve/grupeve në qytet - në këtë rast në qytetin e Prishtinës. Kampusi i Universitetit të Prishtinës u përzgjedh si rast studimi, kjo për shkak të transformimit të vazhdueshëm të kësaj hapësireje, shfrytëzimit të saj nga shtresa të ndryshme për qëllime të ndryshme dhe dinamikave që përcjellë të qytetarët prezenca e Kishës Ortodokse Serbe, e cila gjendet përmbrenda kampusit dhe e cila u ndërtua gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Qëllimi i punëtorisë ishte t’i bëjë bashkë palë të ndryshme interesi, përfshi nga institucionet publike, ato komunale, profesorë nga departamente të ndryshme të Universitetit të Prishtinës, studentë dhe banorë të lagjeve përreth, për të ndërtuar bashkarisht një pasqyrë të zhvillimeve dhe dinamikave në këtë pjesë të kampusit univerzitar, për t’i identifikuar sfidat kryesore në shfrytëzimin e kësaj hapësireje nga palë të ndryshme interesi, si dhe për ta ri-imagjinuar se si do të mund të transformohej kjo hapësirë në mënyrë që tu shërbejë më mirë të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, përfaqësues nga Divizioni për Planifikim dhe Bashkëpunim në Ministrin Ministrise se Mjedisit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, profesorë të degëve arkitekturë dhe planifikim hapësinor, banorë dhe afaristë të lagjeve përreth kampusit universitar si dhe studentë të cilët kanë qenë të angazhuar në punime universitare lidhur me këtë hapësirë publike.