Në Lipjan u zhvillua takimi i tretë i Forumit të Komunitetit për Interes Publik

30/05/2023

Në Lipjan u zhvillua takimi i tretë i Forumit të Komunitetit për Interes Publik

Lipjan, 26 maj 2023: Në Lipjan u zhvillua takimi i tretë i Forumit të Komunitetit për Interes Publik, platformë joformale që bashkon anëtarët e komuniteteve shumicë dhe joshumicë për të diskutuar bashkëpunimin, dhe e themeluar në kuadër të projektit për të nxitur marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndëretnik (FIERC) të zbatuar nga QKSS dhe NSI dhe financuar nga qeveria gjermane.

Në takim morrën pjesë anëtarët e forumit të kryesuar nga Lulzim Qerimi, nënkryetar i Komunës për komunitete. Në takim u diskutua rreth mundësisë së realizimit dhe mbështetjes së një projekti, që do t’i shërbente qytetarëve dhe sa janë nevojat për ta bërë këtë ndërhyrje. Ideja që morri përkrahjen e të gjithë anëtareve te forumit ishte paisja me materiale të ndryshme mësimore për kopshtin e fëmijeve të fshatit Gadime, në të cilën janë të regjistruar fëmijë nga komuniteti shqiptar edhe ashkali ku nga QKSS mbështetet kjo inciativ me 500 euro . Anila Reqica, drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport, do të angazhohet që të sigurojë listën me materialet e nevojshme nga stafi i kopshtit në bashkëpunim me Drejtorin e Arsimit në Komunën e Lipjanit. Transporti gjatë blerjes së materialeve do të sigurohet nga Komuna e Lipjanit. Një përgjegjës i kopshtit dhe dy anëtarë të forumit të Komunitetit për Interes Publik të Komunës së Lipjanit do të kryejnë blerjen e pajisjeve të nevojshme për realizimin e idesë.

Forumet e Komunitetit për Interes Publik (CFPI) paraqesin një ndër komponentët kryesorë të projektit FIERC. Ato do të shërbejnë si platformë për takime ndërmjet strukturave komunale dhe përfaqësuesve të komunitetit për të diskutuar çështjet dhe sfidat e përbashkëta të komuniteteve që jetojnë në komunat e Kosovës. CFPI-të po ashtu kanë për qëllim të lehtësojnë komunikimin dhe qasjen e komunitetit me autoritetet vendimmarrëse komunale, me fokus kryesor në avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndëretnik.