QKSS fillon me takimet për themelimin e Forumeve të Komuntietit për Interes Publik (CFPI)

16/01/2023

QKSS fillon me takimet për themelimin e Forumeve të Komuntietit për Interes Publik (CFPI)

Sot, përfaqësuesit e QKSS u takuan me kryetarin e Komunës së Kamenicës, z.Kadri Rahimaj, për ta prezantuar me projektin FIERC dhe për të inicuar krijimin e Forumeve të Komunitetit për Interes Publik (CFPI).

Forumet e Komunitetit për Interes Publik (CFPI) paraqesin një ndër komponentët kryesorë të projektit FIERC. Ato do të shërbejnë si platformë për takime ndërmjet strukturave komunale dhe përfaqësuesve të komunitetit për të diskutuar çështjet dhe sfidat e përbashkëta të komuniteteve që jetojnë në komunat e Kosovës. CFPI-të po ashtu kanë për qëllim të lehtësojnë komunikimin dhe qasjen e komunitetit me autoritetet vendimmarrëse komunale, me fokus kryesor në avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndëretnik.

Gjatë takimit, Kryetari Komunës së Kamenicës Z. Rahimaj u zotua për bashkëpunim me QKSS-në për krijimin e CFPI-ve dhe na njoftoi se nxitja dhe lehtësimi i bashkëpunimit ndëretnik paraqesin një prioritet për këtë komunë. QKSS falenderon Komunën e Kamenicës për gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkushtimin për avansim të marrëdhënieve ndërkomunitare.

Ky takim është organizuar në kuadër të projektit “Nxitja e Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndëretnik” (FIERC), implementuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në partneritet me Iniciativën e Re Sociale (NSI), financuar nga Fondi i Paktit të Stabilitetit i Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë.