13/01/2023
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) me ju ftojnë të aplikoni në programin ‘’Transformimi i konfliktit përmes edukimit për paqe empatike’’. Programi synon të krijoj afrimitet të studentëve nga Kosova dhe Serbia përmes edukimit, empatisë dhe luajtjes së roleve me qëllimin që të ofroj kuptim më të thellë të procesve të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Programi përfshinë ligjërata online dhe dy Akademi (që do të mbahen fizikisht) – Akademia Dimërore (Mars/Prill 2023) dhe Akademia Pranverore (Maj 2023). Gjithsej 28 pjesëmarrës do të përzgjedhen në këtë program- 14 nga Kosova dhe 14 nga Serbia. Studentët do të përfshihen në role që simulojnë pjesën teknike dhe politike të bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve. Ata gjithashtu do të kanë mundësinë të monitorojnë dhe mësojnë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve përmes teknikave inovative, si p.sh. board games.
Kush mund të aplikojë në këtë program?
Shpenzimet e transportit, akomodimit dhe shujtave për të dy eventet do të mbulohen nga organizatorët. Pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata pas pjesëmarrjes në Akademi dhe pas përfundimit të programit.
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet duke u bazuar në biografitë e kandidatëve, mundësia e tyre për pjesëmarrje në program, interesimi i tyre në proces të normalizimit të marrëdhënieve, si dhe përfshirja e tyre në aktivitete të mëparshme në këto tema.
Afati i fundit për aplikim është 5 shkurt 2023. Aplikoni Këtu
Ky program organizohet në kuadër të projektit Transformimi i konfliktit përmes edukimit për paqe empatike: stimulimi i studentëve në dialogun Beograd-Prishtinë, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.