Publikimi i raportit: Shkundja e miteve për tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse

17/06/2021

Publikimi i raportit: Shkundja e miteve për tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin me temë “Shkundja e miteve lidhur me tranzicionin e FSK-së në forcë mbrojtëse”. Ky publikim vë në pah procesin e tranzicionit të FSK-së nga një mandat i kufizuar i mbrojtjes civile në një mandat thjesht ushtarak. Publikimi identifikon të arriturat e deri tashme nga ky proces ku ndër të tjera konstaton zhvillimi i kë saj force është duke ndodhur sipas dinamikës së paraparë. Për më shumë, raporti gjen se tranzicioni si i tillë ka dëshmuar të ketë qenë një vendim i rëndomtë burokratik i institucioneve të Kosovës dhe se politizimi i tepërt i saj nga ana e Serbisë dhe disa vendeve skeptike doli të ishte i pabazuar.

Raporti analizon trajektorën e deritanishme të zhvillimit të FSK-së në forcë mbrojtëse e cila është  duke u zbatuar në  bashkë veprim me partnerët kyc bilateral të  Kosovës. FSK është në vazhdën e validimit të kapaciteteve këmbësorike grupore, me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial dhe kontributit në misionet e paqës jashtë vendit. Sfidat e saj në zhvillim janë më shumë si rrjedhojë e problemeve të brendshme strukturore se sa ato të karakterit politik. Raporti argumenton në detaje zhvillimin e forcës deri në ditët e sotme dhe sfidon të gjitha argumentet e skeptikëve të cilët pretenduan se procesi si i tillë ka dëmtuar dialogun me Serbinë dhe se forca është duke u ndërtuar në dëm të paqës dhe sigurisë. Theksi vihet ta krahasimi i rritjes së  armatimit në  rajon dhe aktivizimi i dilemës së  sigurisë  për vet faktin se Serbia vijon të  armatoset me armatim ofanzivë përtej parametrave normale për një  rajon me ambicie inegruese në  familjen europiane. Raporti në fund përmbyll me gjetjet që domosdoja e krijimit të një force me qëllime të mira, me mandat strikt defanzivë, është në përputhje me interesat e partnerëve strategjik të Kosovës dhe do ti shërbejë vizionit afatgjatë për arritjen e paqës dhe sigurisë në Ballkan.

Publikimi i raportit u komentua nga folës të shquar të cilët kanë qenë pjesë e procesit të tranzicionit të FSK-së në vitin 2018, si: - Znj Vlora Çitaku, Ish Ambasadore e Kosovës në ShBA; - Z Rrustem Berisha, Ish Ministër i Mbrotjes; - Znj Shqipe Mehmeti Selimi, Deputete ndërsa u moderua nga Z Ramadan Ilazi, Hulumtues i Lartë në QKSS, përderisa prezantimi i gjetjeve u bë nga Dr Florian Qehaja, Kryesues i Bordit, QKSS.

Raportin në gjuhën shqipe mund t'a gjeni KËTU