Fokus grup në kuadër të projektit PAVE në Komunën e Mitrovicës

21/05/2021

Fokus grup në kuadër të projektit PAVE në Komunën e Mitrovicës

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), është pjesë e një partneriteti ndërkombëtar për të zbatuar projektin tre vjeçar të financuar nga instrumenti Horizon2020 i Bashkimit Evropian i quajtur PAVE, i cili synon të trajtojë çështjen globale të radikalizimit duke shqyrtuar shkaqet e tij kryesore dhe faktorët nxitës.

Në kuadër të zbatimit të projektit PAVE, QKSS organizoi një diskutim në fokus-grup me përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile, institucioneve fetare dhe studentëve në komunën e Mitrovicës për të shqyrtuar çështjen e ekstremizmit të dhunshëm fetar dhe etno-kombëtar.

Hulumtimi në terren do të vazhdojë në komuna të tjera dhe me grupe të tjera.  dhe rezultatet do të ndihmojnë në nxjerrjen e një analize të rëndësishme krahasuese.