6/07/2021
Qendra Kosovare pёr Studime tё Sigurisё (QKSS), te enjtën me date 01.07.2021, ka organizuar trajnimin gjithë ditorë me zyrtarët e Këshillave Komunal për Siguri ne Bashkësi nga pesë komunat qe janë pjese e projektit; Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani dhe Vitia.
Në këtë trajnim, ligjërues ishin: Ramadan Ilazi nga QKSS dhe Erblin Hoxha nga Debate Center, të cilët kanё prezantuar rreth kontekstit tё ekstremizmit tё dhunshëm në Kosovë, radikalizmi dhe deradikalizmi offline dhe online, hartimi i planeve lokale për parandalim te ekstremizmit te dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe iniciativat e Kosovës në rehabilitimin dhe riintegrimin e personave te kthyer nga luftërat e huaja.
Ky aktivitet implementohet si pjesë e projektit "Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm" e përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovës përmes programit MATRA.