Programi Rajonal i Partneritetit Rinor – ‘’Akademia Rajonale e Ndërtimit të Paqes’’ në Podgoricë, Dhjetor 2022

12/12/2022

Programi Rajonal i Partneritetit Rinor – ‘’Akademia Rajonale e Ndërtimit të Paqes’’ në Podgoricë, Dhjetor 2022

Javën e kaluar 60 pjesëmarrës të rinj nga Kosova, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë marrë pjesë në aktivitetin e parë të Programit Rajonal të Partneritetit Rinor – ‘’Akademia Rajonale e Ndërtimit të Paqes’’.

Pjesëmarrësit kaluan pesë ditë së bashku në Podgoricë për Akademinë Rajonale të Ndërtimit të Paqes, ku u trajtuan tema të ndryshme për të kuptuar më mirë kontekstet e të tre vendeve. U diskutua historia e rajonit të Ballkanit Perëndimor, konfliktet në rajon, ndikimet e huaja, ndikimi i kujtimeve të së kaluarës, rrëfimet për ngjarje të ndryshme historike, ekstremizmi në rajon, identitetet në rajon, siguria njerëzore dhe sigurimi, si dhe tema të tjera. Seancat socializuese dhe relaksuese ishin një pjesë e rëndësishme e Akademisë, pasi ato ndihmuan pjesëmarrësit të zhvillonin tolerancën dhe bashkëpunimin.

Gjatë gjithë javës, pjesëmarrësve iu kërkua të punonin në grupe, të prezantonin punën e tyre, të merrnin pjesë në panele diskutimesh, sesione filmash dhe aktivitete të tjera. Diskutimet me pjesëmarrësit zbuluan se është thelbësore të sigurohen hapësira të sigurta për të rinjtë e rajonit që të takohen, të shprehin mendimet e tyre dhe të përpiqen të kuptojnë realitetet e njëri-tjetrit. Ata kanë kërkuar më shumë debate dhe takime konstruktive me grupet në të ardhmen, për të zhvilluar më shumë përpjekje drejt pajtimit.

Aktiviteti i radhës I Programit të Partneritetit Rinor Rajonal do të jenë takimet vendore me pjesëmarrës në vitin 2023.

Ky projekt mbështetet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP), Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Sarajevës, Fondacioni Divac, Peer Education Network (PEN), PRONI, dhe Instituti Ndërkombëtar Republikan Global (degët në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi).