14/03/2012
Drejtori i QKSS, Florian Qehaja ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga EPLO mbi kontributin dhe rolin e Spanjës në çështjet e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Kjo mbledhje kishte për qëllim lehtësimin e dialogut ndërmjet institucioneve të BE-së dhe shoqërisë civile spanjolle në praktikë të ndërtimit të paqes dhe parandalimin e konfliktit dhe ka për qëllim të avancojë zhvillim më koherent dhe më efektiv të BE-së në këto fusha. Takimi është mbajtur në lokalet e Delegacionit të BE në Spanjë. Drejtori i QKSS ka dhënë informacione mbi rolin e EULEX-it dhe ndërlikimet e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së duke theksuar rolin e pesë vendeve të BE-së që nuk kanë njohur pavarësinë e saj.
Takimi mblodhi së bashku rreth 30 pjesëmarrës duke përfshirë ekspertë të nivelit të lartë të shoqërisë civile spanjolle dhe institutet kërkimore mbi çështjet evropiane, përfaqësues të institucioneve evropiane, duke përfshirë edhe Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian, Shërbimi Veprimit të Jashtëm Evropian, si dhe anëtarët e personelit ushtarak të BE si edhe Forcat e Armatosura Spanjolle me eksperiencë në misionet PPSM. Për më shumë detaje ju lutem klikoni në likun: http://www.eplo.org/civil-society-dialogue-network.html