PUBLIKIMI I LIBRIT: MONITORIMI DHE VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË NË SEKTORIN E SIGURISË NË KOSOVË

6/03/2012

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), lanson librin e titulluar: "Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë".

Ky libër është bazuar në gjetjet dhe hulumtimin e gjerë të ndërmarr gjatë periudhës trevjeçare (2009-2011) nën patronatin e projektit rajonal “Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile në vlerësimin dhe monitorimin e reformimit të sektorit të sigurisë më Ballkanin Perëndimor”. QKSS, si një ndër shtatë organizatat partnere nga rajoni kontribuoi në konsolidimin e metodologjisë dhe vlerësoi shtatë kritere të qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë (Policisë, FSK dhe AKI) siç janë: sundimi i ligjit, kontrolli ekzekutiv, qeverisja financiare, transparenca e përgjithshme, përfaqësimi, mbikëqyrja parlamentare dhe kontrolli gjyqësor. Libri ka 128 faqe dhe është i ndarë në tetë kapituj. Pjesëmarrës në këtë event kanë qënë përfaqësues të institucioneve shtetërore të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe vendore, si dhe nje numer i mediave.