Takimi i parë i Akademisë Rajonale të Partneriteteve Rinore

26/05/2024

Takimi i parë i Akademisë Rajonale të Partneriteteve Rinore

Këtë fundjavë(25-26 Maj)mbajtëm takimin tonë të parë si pjesë e Akademisë Rajonale të Partneriteteve Rinore. Pjesëmarrësit nga Kosova u mblodhën në Prishtinë për një trajnim dyditor të fokusuar në tregti dhe ekonomi.

Dita e parë filloi me një sesion informues mbi tregtinë dhe rëndësinë e pajtimit. Pas diskutimeve, ne vizituam “Kosovo Glass Recycling” në Gjakovë, ku pronari, Dukagjin Berisha theksoi rëndësinë e tregtisë dhe sfidat që lidhen me aktivitetet e importit dhe eksportit.

Dita e dytë iu kushtua një debati të gjallë, me pjesëmarrësit që luanin role si përfaqësues nga SHBA dhe Kuba, duke negociuar dhe eksploruar marrëdhëniet komplekse midis dy vendeve. Ky ushtrim jo vetëm thelloi zotërimin e tyre të marrëdhënieve ndërkombëtare, por edhe mprehu aftësitë e tyre negociuese.