Fokus grup me hulumtues në terren

15/10/2020

Fokus grup me hulumtues në terren

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), gjate javës ka organizuar dy fokus grupe me Hulumtuesit të cilët kanë realizuar anketën nëpër amvisëri në kuadër të Barometrit për Siguri në Ballkanin Perëndimor.

Në të dy fokus grupet u diskutua rreth hulumtimit në terren, sfidave që kanë pas hulumtuesit, ankesat dhe sugjerimet që respodentët kanë pasur rreth këtij hulumtimi.  Si përfundim u nxorrrën te dhëna mjaft interesante të cilat do të  shërbejnë për përpilimin e raportit, i cili do te publikohet në muajin Nëntor 2020.

Këto aktivitet janë realizuar në kuadër të projektit; Barometri i Sigurisë në Ballkanin Perëndimor i cili mbështetet nga National Endowment for Democracy (NED).