FLORIAN QEHAJA ËSHTË DUKE QËNDRUAR NË VIZITË HULUMTUESE NË GRAZ, AUSTRIA

16/01/2015

FLORIAN QEHAJA ËSHTË DUKE QËNDRUAR NË VIZITË HULUMTUESE NË GRAZ, AUSTRIA

Drejtori i QKSS Florian Qehaja është duke qëndruar si Vizitor-Hulumtues në Qendrën për Studime të Evropës Juglindore (CSEES) të Universitetit të Grazit në periudhën prej tre javësh. Mobiliteti i tij ka filluar nga 16 janar deri më 8 shkurt 2015. Ai është nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Prof. Florian Bieber, një akademik me përvojë të gjerë akademike në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë këtij mobiliteti, Florian Qehaja është duke dekonstruktuar marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë ndërkombëtare dhe përfaqësuesve lokal në procesin e zhvillimit të sektorit të sigurisë në Kosovë. Fokusi i tij kërkimor është në konceptin e pronësisë vendore, kundrejt gjetjeve empirike të rastit të  studimit të Kosovës.