26/01/2015
Mentor Vrajolli, Hulumtues i Lartë dhe Sekretar i QKSS gjatë datës 23-25 Janar morri pjesë konferencën rajonal "Qytetaria dhe Siguria Njerëzore" e organizuar në Stamboll të Turqisë nga Komiteti i Helsinkut në Turqi.
Në këtë konferencë morrën pjesë rreth 50 përfaqësues nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe dhjetëra përfaqësues të tjerë nga Turqia. Në këtë konferencë e cila u mbajt në ambientet e Bilgi University u diskutua për tema të ndryshme si: siguria ekonomike, shteti si ofrues i (pa)sigurisë, armet ilegale, drejtësia tranzicionale, kriza humanitare me refugjatët Sirian, problemet e radikalizimit religjioz, problemi Kurd në Turqi, etj.
Në konferencë u hapën edhe tema të cilat kanë të bëjnë me sigurinë në shkolla, drejtësinë tranzicionale e qarkullimi i armeve ilegale edhe në Kosovë. Po ashtu u diskutua edhe për metodologji te matjes të trendeve të sigurisë njerëzore të aplikuara nga organizata të ndryshme hulumtuese të pranishme në konferencë, qoftë si panelist e qoftë edhe si pjesëmarrës.