Cilat janë pasojat e mundshme nga status quo-ja në marrëdhëniet Kosovë-Serbi?

4/03/2022

Cilat janë pasojat e mundshme nga status quo-ja në marrëdhëniet Kosovë-Serbi?

QKSS së bashku me NSI-në, dhe të mbështetur nga Ambasada Kanadeze në Kroaci dhe Kosovë organizuan një diskutim joformal me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile dhe ekspertë

QKSS së bashku me NSI-në, dhe të mbështetur nga Ambasada Kanadeze në Kroaci dhe Kosovë organizuan një diskutim joformal me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile dhe ekspertë mbi pasojat politike, ekonomike dhe shoqërore të status quo-së në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe mungesen e një marrëveshje përfundimtare në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu se si agresioni rus kundër Ukrainës dhe lufta atje ndikon në rajonin e Ballkanit Perëndimor në tërësi dhe më konkretisht në dialogun e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë diskutimit u theksua se mungesa e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet të jetë një nga kërcënimet kryesore për stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor. Diskutimet do të rezultojnë në një raport që do të përgatitet nga QKSS dhe NSI dhe do të publikohet gjatë një konference në fund të marsit.