Promovimi i dialogut dhe nxitja e mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Mbështetur nga Ambasada e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI) po zbatojnë një projekt që promovon dialogun dhe nxit mirëkuptimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Promovimi i dialogut dhe nxitja e mirëkuptimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Rreth Projektit

Mbështetur nga Ambasada e Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI) po zbatojnë një projekt që promovon dialogun dhe nxit mirëkuptimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Projekti synon të lehtësojë një kuptim më të thellë të pasojave politike, ekonomike dhe shoqërore të status quo-së në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe dështimin për të arritur një marrëveshje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Projekti ka për qëllim të organizojë seri të diskutimeve  në grup me rreth 20 studiues, ekspertë dhe politikëbërës, si dhe një konferencë të nivelit të lartë me opinionbërësit dhe vendimmarrësit për të diskutuar mbi potencialin për nxitjen e paqes shoqërore. 

#CanadainKosovo