3/09/2014
Hulumtuesja e QKSS Donika Emini ka moderuar Panelin Ushtarak në kuadër të konferencës me titull "Zhvillimi i Marrëdhënieve Civilo-Ushtarake në Kosovë".Qëllimi i kësaj konference ishte që të zhvillojë një dialog në mes të të aktorëve kyç në Kosovë. Paneli ushtarak u fokusua kryesisht në perspektivën e FSK-së në marrëdhënie civilo-ushtarak në kontekstin e Kosovës. Paneli i diskutimit është zhvilluar me anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, respektivisht, Enver Dugolli atashe i Kosovës në Shqipëri, Zymer Halimi gjeneral në FSK, Nazmi Ibrahimi gjithashtu gjeneral në FSK, Enver Cikaqi gjeneral në FSK, dhe Muharrem Rrahmani kolonel në FSK.