4/09/2014
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon konferencën me temën Përfshirja e Kosovës në Iniciativat Rajonale të Sigurisë. Kjo konferencë do të mbahet në kuadër të projektit rajonal Forumi Hulumtues për Siguri: Prishtina - Beogradi - Tirana me titull: "Kosova dhe iniciativat rajonale të sigurisë: përfshirje apo përjashtim?". Në kuadër të kësaj konference do të bëhet lansimi i publikimit me titullin "Përfshirja e Kosovës në Iniciativat Rajonale të Sigurisë".
Qëllimi kryesor i kësaj konference është nxitja e debatit në lidhje me vlerësimin e progresit të përfshirjes së Kosovës në iniciativat rajonale të sigurisë. Analiza mbi gjendjen aktuale të përfshirjes së Kosovës në iniciativat rajonale për siguri, si dhe sfidat e institucioneve të sigurisë në këtë drejtim do të jenë fokusi veçantë i kësaj konference. Konferenca do të ketë karakter diskutimi me panelistë të ftuar dhe audience për diskutim. Të gjeturat e këtij diskutimi do të përdoren si burime për hulumtime të ardhshme të partnereve relevant. Diskutimi do te mbahet ne gjuhen shqipe/angleze, si dhe do të ketë përkthim anasjelltas.
Të gjithë personat e interesuar të marrin pjesë në konferencë ftohen të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre deri të Hënën, 8 Shtator 2014 në e-mail adresën: [email protected] ose telefonin: +381 (0) 38 221 420.