TRAJNIM MBI PËRPILIMIN E RAPORTEVE TË POLITIKAVE PUBLIKE

18/07/2014

QKSS ka organizuar një trajnim për stafin hulumtues si dhe praktikantët për ngritjen e kapaciteteve mbi Përpilimin e Raporteve të Politikave Publike. Trajnimi u organizua të Premten, më 18 Korrik 2014 dhe është mbështetur nga OSI Think Tank Organizational Development Grant, si rrjedhojë e një numri të madh të publikimeve të planifikuara dhe aktiviteteve në këtë fushë.

Trajnimi u organizua dhe u prezantua nga z. Shpend Kursani, ekspert në fushën e politikave publike dhe të sigurisë. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin: Hulumtues nga QKSS, Sofije Kryeziu, Donika Emini, Fjolla Raifi, dhe Skender Perteshi, si dhe dy praktikantet nga Franca Anton Dauti dhe Alban Lepaja. Njëherit, QKSS falënderon OSI Think Tank Organizational Development Grant për mbështetjen e vazhdueshme gjatë zhvillimit dhe ngritjes së kapacitetit të stafit të QKSS.