ZGJIDHJA E DILEMAVE TE SIGURISË NE BALLKANIN PERËNDIMOR: FORUMI HULUMTUES MBI SIGURINË: BEOGRAD – PRISHTINË – TIRANË

13/12/2012

ZGJIDHJA E DILEMAVE TE SIGURISË NE BALLKANIN PERËNDIMOR: FORUMI HULUMTUES MBI SIGURINË: BEOGRAD – PRISHTINË – TIRANË

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN), Qendra e Beogradit për Politikë të Sigurisë (BCSP) dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), lancuan mbledhjen e parë të Forumit në Tiranë, më 13 dhjetor 2012. Ky takim është pjesë e projektit t? përbashkët tre vjeçar me titull "Forumi i Hulumtimeve mbi Sigurinë: Beograd-Prishtinë-Tiranë", i cili është financiarisht i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është përmasimi i sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit, duke tejkaluar pengesat e vazhdueshme për bashkëpunim rajonal, si mungesa e komunikimit dhe mungesa e besimit të ndërsjellë. Gjithashtu, ky projekt synon të nxisë bashkëpunimin rajonal në kërkimin e stabilitetit te sigurisë në tri kryeqytetet përkatëse përmes aktiviteteve të ndryshme dhe shkëmbimit te përvojave. Takimi i parë në Tiranë zgjoi një interes të madh mes zyrtarëve Shqiptar, akademikëve, si dhe shoqërisë civile.

Forumi rajonal përbëhej nga gjithsej tri panele:

 

Paneli I: Reforma n? Sektorin e Sigurisë n? Serbi, Kosove dhe Shqipëri – Çështje, Sfida, Perspektiva

Sonja Stojanovic, Drejtor i Qendrës se Beogradit për Politikat e Sigurisë, BCBP

Florian Qehaja, Drejtor i Qendrës Kosovare për Studime te Sigurisë, QKSS

Arjan Dyrmishi, Drejtor i Qendrës për Çështje Evropiane dhe te Sigurisë, IDM

Moderuar nga: Prof. Dr. Luan Hajdaraga, ish Ministër i Mbrojtës

Ky panel diskutoi mbi reformat ne sektorin e sigurisë ne shtetet respektove dhe nënvizoi arritjet dhe mangësitë kryesore. Çështja kryesore qe u trajtua ishte rritja e llogaridhënies dhe transparencës se sektorit te sigurisë si mjete për te zbutur dilemat e sigurisë.

 

Paneli II: Siguria rajonale dhe zhvillimet ekonomike -  kostot përfitimet

Kol. Thimi Hudhra, Zv. Drejtor i Qendrës për Siguri dhe Mbrojtje

Ilda Zhulali, Drejtore e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve

Gjergj Buxhuku, Konfindustria

 

Paneli III: Sa mire e njohim njeri – tjetrin? Roli i akademisë dhe medias ne përmirësimin e perceptimeve dhe marrëdhënieve

Fatos Tarifa, Drejtor i Institutit te Studimeve Sociale dhe te Politikave, UET

Rudina Xhunga, Gazetare, Top Channel

Ben Andoni, Gazetar, Revista Java